Yunus Kaymaz,İnci Gündağ
07 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
LONDËR (AA) - Sadik Khan ka hyrë në histori të premten duke u zgjedhur si kryebashkiaku i parë musliman i Londrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kandidati i Partisë Laburiste, Khan, 46-vjeçari me origjinë nga Pakistani mori 56,8 përqind të votave në raundin e parë kundër rivalit të tij Konservator, Zac Goldsmith. Pas marrjes së lajmit për fitoren e tij Khan është shprehur shumë i lumtur për rezultatet dhe ka pohuar se është një nder për të që të jetë londinez dhe drejtues i një qyteti të tillë. Ai falënderoi të gjithë zgjedhësit e tij dhe premtoi shtëpi, punë dhe ajër të pastër.
Ndërsa Kryetari i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, Jeremy Corbyn, ka uruar Khan-in për zgjedhjen e tij si kryetar të qytetit të Londrës. "Urime. Jam shumë i padurueshëm për të punuar me ty për një Londër të barabartë për të gjithë", është shprehur ai.
Ndërsa një ministër i Partisë Konservatore, Sajid Javid, uron kështu kryetarin sapo zgjedhur të Londrës i cili është djali i një shoferi autobusi në këtë qytet. "Khan, urime nga një tjetër djalë shoferi pakistanez."