Ivana Ramadanova
14 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
SHKUP (АА) - Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski dhe Shefi i Gjeneral-Shtabit të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) gjeneral-kolonel Metodija Veliçkovski sot në shtëpinë e ARM-së organizuan drekë pune me anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas ministrit Jolevski, ky është takimi i dytë i këtij lloji me Komisionin e mbrojtjes në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.
"Me takime të tilla filluam vitin e kaluar, në fund të vitit që të ulemi dhe të shkëmbejmë mendime dhe qëndrime rreth asaj se si janë realizuar reformat në Armatën e Republikës së Maqedonisë vitin e kaluar dhe cilat janë planet për vitin 2016. Ne kemi bashkëpunim të suksesshëm me Komisionin për mbrojtje dhe siguri, por vlerësojmë se është mirë njëherë në vit të zhvillojmë takim të tillë të përbashkët me të gjithë anëtarët dhe të bisedojmë", deklaroi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
Deputeti Emil Dimitriev thotë se takimet e tilla duhet të bëhen praktikë me qëllim që të shkëmbehen mendime dhe ide.
"Kjo është mundësi e mirë të shkëmbejmë mendime rreth situatës aktuale në mbrojtjen dhe sigurinë në Maqedoni. Ne si anëtarë të Komisionit për mbrojtje me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes ti përmbledhim rezultatet nga viti që përfundon dhe të bisedojmë për prioritete të caktuara të cilat duhet të jenë në axhendën për vitin e kaluar. Kjo është praktikë e mirë dhe duhet ta mbajmë që të shkëmbejmë mendime dhe ide", deklaroi deputeti Emil Dimitrov.