Onur Usta
06 Nëntor 2015•Përditësim: 07 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Në Paris është hapur sot kompleksi i ri i Ministrisë së Mbrojtjes i njohur si "Pentagon", raporton Anadolu Agency (AA).
Kompleksi i ri është hapur me një ceremoni solemne në të cilën morën pjesë presidenti i Francës, Francois Hollande, ministri i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian, ushtarakë të ndryshëm dhe mysafirë të shumtë.
Në ceremoninë e hapjes, presidenti Hollande tha së prioritetet më të mëdha të shtetit janë lufta më e ashpër kundër terrorizmit dhe siguria e brendshme.
"Ne kemi vendosur për të forcuar njësitet tona tokësore, pas ngjarjeve në janar. Në këtë drejtim ne kemi zbarkuar në qytetet tjera dy mijë ushtarë shtesë", tha presidenti francez.