Nadia Al Chahed
20 Nëntor 2015•Përditësim: 21 Nëntor 2015
ENCEMINE (AA) - Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian (BE), Federica Mogherini duke i dënuar sulmet në Mali në emër të shteteve europiane tha se, "Dje ne të gjithë ishim Paris, ndërsa sot të gjithë jemi Bamako", raporton Anadolu Agency (AA).
Mogherini e cila po merrte pjesë në Samitin G5 Sahel në kryeqytetin Encemine të Çad-it përmes një deklarate i dënuar sulmet në Mali në emër të shteteve evropiane.
"Dje ne të gjithë ishim Paris, ndërsa sot të gjithë jemi në Bamako. Qeveria e Malit dhe qytetarët e këtij shteti mund të besojnë në mbështetjen e BE-së në këto raste kur Bamako është duke u ballafaquar me sulme barbare terroriste të cilat nuk kanë qëllim", deklaroi Shefja e diplomacisë evropiane, Mogherini.
Presidenti i Mauritanisë, Muhammed ould Abdulaziz dhe Presidenti i Çad-it Idriss Deby gjithashtu i dënuan sulmet terroriste në Bamako.
Deby theksoi se kryeqyteti i Malit është duke u ballafaquar me sulme terroriste, dhe se si liderët në Encemine janë pranë qytetarëve të Malit.
Një grup i armatosur në Mali në orët e mëngjesit kishin bastisur hotelin “Radisson” që ndodhet në kryeqytetin Bamako dhe kishte marrë pengje 170 qytetarë të huaj.
Dëshmitarët okularë të cilët folën për AA pretendojnë se disa persona kanë ardhur në hotel me automjet me targa diplomatike për të cilin gjithashtu pretendohet se është i vjedhur.