Muhammed Ali Akman
23 Shkurt 2016•Përditësim: 23 Shkurt 2016
ANKARA - Një specialist i Shoqatës së Hulumtimeve për Afrikën dhe Lindjen e Mesme, Emrah Kekilli, në një vlerësim për Anadolu Agency (AA) mbi zhvillimet e fundit në Libi dhe kohën e revolucionit, shprehet se për të kuptuar më mirë atë që ndodh në Libi duhet lexuar mirë procesi i krijimit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (QPK) dhe marrëveshja politike në vend.
Kekilli vuri në dukje se në rast të një formimi të mundshëm të QPK-së atëherë Parlamenti i Përfaqësuesve (PP) dhe Kongresi i Përgjithshëm Kombëtar (KPK) nuk do të kenë autoritetin e mëparshëm. “Në rast fillimit nga puna të Qeverisë Kombëtare të Pajtimit parashikohet bashkimi i Parlamentit të Përfaqësuesve dhe Kongresit të Përgjithshëm Kombëtarë. Në këtë mënyrë PP dhe KPK nuk do të ketë më autoritet”- u shpreh Kekilli.
Kriza në takimet për votëbesimin
Duke qenë të vetëdijshëm për këtë gjendje të krijuar deputetët e Tobrukut dhe ata të Tripolit po hasin vështirësi në marrjen e votëbesimit për QPK. Kekilli në lidhje me këtë tha se në dy anët e parlamenteve ka deputetë të cilët janë kundër qeverisë dhe prej kohësh vazhdon një fushatë për ti bindur ato.
Kekilli e shikon si të ulët mundësinë e marrjes së votëbesimit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. “Sipas marrëveshjes politike në Libi pas formimit të QPK-së në vend të grupeve të armatosura në qytete duhet të vendosen forcat e ushtrisë. Ndërsa problemi këtu qëndron se në terren ka me dhjetëra grupe të armatosura. Nuk dihet se cili prej tyre është grup ushtarak dhe cili jo. Ndërkohë këta grupe vazhdimisht ndërrojnë koalicione me njëri-tjetrin. Marrja e grupeve të cilat kanë pikëpamje të ndryshme me ato ushtaraket mund të jetë një problem më vete”- shton Kekilli.
Tregimi i Gjeneral Halife Hafter-it si një pale legjitime nga ana e Perëndimit dhe ardhja e tij e mundshme pas formimit të qeverisë si një Gjeneral i Shtabit të Përgjithshëm mund të përmbajë faktorë të rëndësishëm.
Ndërhyrja ushtarake dhe problemi i DAESH-it
Duke pohuar se në marrëveshjen politike të Libisë e arritur më 17 dhjetor në Marok ka shumë rrugë pa dalje Kekilli në vazhdim thotë se: “Nuk mendoj që një QPK e formuar mbi bazën e kësaj marrëveshjeje politike do të jetë e suksesshme dhe do të zgjidhë problemet në vend. Unë mendoj që kjo qeveri në formimin e saj të dytë do të marrë një veto gjatë takimeve për bindjen e deputetëve për votëbesimin. Vetëm një presion i OKB-së dhe vendeve perëndimore ndaj PP-së mund të çojë në një votëbesim të mundshëm të qeverisë. SHBA-ja dhe Franca kohët e fundit bëjnë deklarata në lidhje me praninë e terrorizmit në Libi. Shtetet të cilat duan një ndërhyrje ushtarake në këtë vend tregojnë si një problem shqetësues praninë e DAESH-it në këtë vend. Por në vendet ku pretendohet të realizohen operacione nuk ka prani të militantëve të DAESH-it. Ka një përplasje të tillë. DAESH është shumë aktiv në Sirte dhe ka militantë, por është shumë i dobët në qytete të tjera ku pas kundërshtimit të popullatës u detyruan të lëshojnë qytetin dhe të shkojnë në male në Derne. Një tjetër pretekst i fuqive të mëdha të cilat duan të ndërhyjnë ushtarakisht me pretendimin e DAESH është se ky i fundit ka marrë nën kontroll rafineritë e naftës atje. Por nëse do të shohim në realitet shumë pak rafineri janë të kërcënuara nga DAESH”.
QPK nuk do të sjellë stabilitet në Libi sipas vlerësimit nga Kekilli. Në vazhdim të fjalës së tij ai shprehet se: “Dy qeverive aktuale do të ju shtohet edhe një qeveri e tretë. Kaosi dhe gjendja e luftës mes grupeve do të bëjë që DAESH të marrë më shumë terren në këtë vend. Kjo gjendje e krijuar do të çojë në nevojën e organizimit të një ndërhyrje ushtarake të vendeve të jashtme në Libi”.