Bekim Laci
10 Tetor 2015•Përditësim: 11 Tetor 2015
SHKUP (AA) - President i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka dërguar një letër ngushëllimi në adresë të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, lidhur me sulmin terrorist në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
"I nderuari President, me tronditje dhe brengosje të madhe mësova lajmin për sulmet terroriste në Ankara", thuhet mes tjerash në letër dhe në vazhdim thuhet: “Në këto çaste të pikëllimit të thellë më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Maqëedonisë të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të ju inkurajoj për qëndrueshmëri dhe vendosmëri në luftën kundër dhunës dhe akteve mizore. Mendjet dhe lutjet tona janë me ju dhe popullin tuaj dhe në të, dënohet fuqishëm sulmi terrorist i cili ndodhi në Ankara.