Hasan Esen
06 Janar 2016•Përditësim: 06 Janar 2016
BRUKSEL (AA) - NATO reagoi ashpër ndaj Koresë së Veriut për testimin e bombës me hidrogjen. Aleanca Veriatlantike gjithashtu ka dënuar "vazhdimësinë e programeve për zhvillimin e raketave balistike dhe armëve bërthamore" të Phenianit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një deklaratë me shkrim në lidhje me pohimet e Koresë së Veriut për testimin e armëve bërthamore ka theksuar se kjo ka dëmtuar sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
Stoltenberg ndër të tjera ka theksuar se kjo është shkelje e hapur ndaj vendimeve të Këshillit të Sigurisë së OKB-së. "Dënoj veprimin provokativ dhe kërcënues të Koresë së Veriut në lidhje me programet në vazhdim për zhvillimin e armëve bërthamore dhe reketave balistike", tha ai.
Sekratari i NATO-s i bërë thirrje qeverisë në Phenian të zbatojë detyrimet ndërkombëtare dhe të respektojë angazhimet e njëjta.
"Koreja e Veriut duhet të heqë dorë plotësisht nga programi e armëve bërthamore dhe balistike. Gjithashtu vendi duhet të nisë negociata të besueshme dhe të vërteta mbi marrëveshjen për shkatërrimin e armëve bërthamore", tha Stoltenberg.
Koreja e Veriut sot njoftoi se ka testuar me sukses bombën me hidrogjen, ndërsa në rajonin Punggye ku ishte realizuar testimi ka patur tërmet prej 5.1 ballë.
Ndër të tjera u bë e ditur se qeveria e Koresë së Jugut pas këtyre zhvillimeve ishte mbledhur urgjentisht.
Koreja e Veriut pas testimeve në vitin 2006 dhe 2009 për herë të fundit ka kryer testimet bërthamore në vitin 2013. Ndërsa testimi i tretë i qeverisë së Phenianit pati shkaktuar rritjen e tensioneve në rajon dhe reagime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar.