Hakan Çopur
07 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan Barack Obama bisedoi në telefon me presidenten e Koresë së Jugut Park Geun-Hye dhe kryeministrin japonez Shizo Abe dhe ofroi garanci për sigurinë e dy vendeve pasi dje Koreja e Veriut tha se ka testuar me sukses bombën me hidrogjen, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Obama fillimisht ka biseduar me presidenten e Koresë së Jugut Park Geun-Hye dhe më pas me kryeministrin japonez Shizo Abe.
Në bisedat me dy liderët Obama ka konfirmuar edhe një herë "angazhimin e palëkundur të SHBA-së për sigurinë e të dy vendeve".