Kristina Maslareviç
05 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
BEOGRAD (AA) – Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Marrëveshjes të Sigurisë Kolektive (OMKS), Nikolai Borxhuz (Nikolai Bordyuzha), Presidenti serb, Tomislav Nikoliç tha se: "Serbia është një vend ushtarakisht neutral dhe nuk do të bashkohet me asnjë aleancë ushtarake", raporton Anadolu Agency (AA).
Nikoliç shtoi se Serbia është e hapur për bashkëpunim me të gjithë, për të mbrojtur interesat e saj dhe në mënyrë efikase është ballafaquar me të gjitha sfidat e sigurisë që kanë sjellë kohërat moderne.
Duke shprehur kënaqësinë rreth vendosjes së bashkëpunimit të fortë mes Serbisë dhe OMKS-së, Nikoliç theksoi se ky bashkëpunim mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Serbi, madje edhe krijimin e produkteve të përbashkëta për tregjet e treta dhe pritet që më parë të konkretizohen propozimet për modalitetet e përmirësimit të bashkëpunimit në mes të Serbisë dhe OMKS-së.
"Në interes të Serbisë është që të zhvillojë marrëdhënie të mira me OMKS-në, siç është në interesin tonë zhvillimi i marrëdhënieve të mira me NATO-n, por njëkohësisht, në asnjë mënyrë të mos dëmtojmë neutralitetin tonë ushtarak", theksoi Nikoliç, thuhet në një deklaratë të Departamentit për Media të Presidencës së Serbisë.