Ruslan Rehimov
01 Nëntor 2015•Përditësim: 01 Nëntor 2015
BAKU (AA) - Në Azerbajxhan ditën e sotme kanë nisur votimet për zgjedhjet parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).
Azerbajxhanasit të cilët fituan pavarësinë pas shembjes së Bashkimit Sovjetik për të 5-ën herë shkojnë drejt kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e Kuvendit Kombëtarë.
Në një deklaratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Azerbajxhanit është theksuar se votimet kanë nisur zyrtarisht në orën 08.00.
Në vend ndodhen afërsisht 5 milionë e 200 mijë votues të regjistruar, ndërsa për 125 vendet në Parlament garojnë 767 kandidatë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Azerbajxhanit ndër të tjera ka njoftuar se procesi i votimit do të vazhdojnë deri në orën 17.00 dhe se rezultatet jo zyrtare do të njoftohen këtë mbrëmje.
Presidenti i vendit, Ilham Aliyev bashkë me bashkëshorten e tij, Mihriban Aliyev që në orët e para të mëngjesit kanë votuar në qendrën e votimit numër 6 në Baku.