Süleyman Elcin
06 Nëntor 2015•Përditësim: 06 Nëntor 2015
ANTALYA (AA) - Në një operacion të ndërmarrë kundër organizatës terroriste DAESH në Antalya të Turqisë ndalohen 20 persona të dyshuar, ku 2 prej tyre janë qytetarë rusë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH në qendër të qytetit dhe në rajonet Manavgat dhe Alanya u ndërmor një operacion në të njëjtën kohë në adresat e përcaktuara më parë.
Në operacionin e realizuar nën koordinimin e Departamentit të anti-terrorrizmit dhe të shërbimeve inteligjente u ndaluan 20 të dyshuar.
Pretendohet se të dyshuarit kishin lidhje me organizatën në Irak dhe Siri dhe se operonin për të rekrutuar persona për llogari të organizatës.
Ndër të tjera theksohet se procedurat janë ende në vazhdim ndaj të dyshuarve të cilët janë dërguar në Departamentin e anti-terrorizmit të qytetit Antalya.