Hakan Ceyhan Aydoğan
14 Dhjetor 2015•Përditësim: 14 Dhjetor 2015
MOSKË (AA) - Zëdhënësi për media i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se nuk do të mbahet mbledhja e Këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë Turqi-Rusi e cila ishte planifikuar të mbahet këtë muaj në Sankt Petersburg të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Peskov në pyetjen nëse do të mbahet mbledhja e Këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë Turqi-Rusi në të cilën ishte planifikuar të marrin pjesë presidenti turk Erdogan dhe ai rus Putin u përgjigj: "Jo nuk do të mbahet. Nuk planifikohet një mbledhje e këtillë".
Ai në deklaratën e tij në fund të nëntorit kishte thënë se nuk ka anulim zyrtar në lidhje me mbledhjen, por ka patur shumë pikëpyetje.