Medin Halilovic
08 Tetor 2015•Përditësim: 09 Tetor 2015
BEOGRAD (AA) - Shefi i diplomacisë së Britanisë së Madhe, Philip Hammond tha sot në Beograd se Mbretëria e Bashkuar nuk dëshiron të mbahet referendumi mbi institucionet gjyqësore në entitetin e Republikës Sërpska në BeH, dhe se me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO do të mbrohet trashëgimia kulturore e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Hammond pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç në konferencën e përbashkët për mediat përshëndeti rolin e Serbisë në rajon.
"Serbia ka një rol të rëndësishëm, jo vetëm në dialog, por edhe më gjerë. Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht e interesuar në përpjekjet për të treguar progres në Bosnjë e Hercegovinë. Referendumi i propozuar në institucionet gjyqësore në RS është në kundërshtim me të ardhmen dhe përparimit në Bosnjë e Hercegovinë dhe BE. Ne mirëpresim ndikimin e Serbisë se diçka e tillë nuk do të ndodhë, sepse ne nuk duam të zbatohet ky referendum", tha Hammond, duke shtuar se Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
Një zyrtar i lartë britanik tha se ai do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO për të përforcuar angazhimin për të mbrojtur trashëgiminë kulturore në Kosovë.
I pyetur nëse dikush në Britani të Madhe mendonin se manastiret në Deçan të Kosovës dhe Patriarkana e Pejës u takojnë shqiptarëve të Kosovës, Hammond tha se qëllimi që Kosova të pranojë detyrimin për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, siç bëhet zakonisht në UNESCO.
"Mbretëria e Bashkuar beson se Kosova, kur ajo të bëhet anëtare e UNESCO-s, do ti përforcojë detyrimet në përputhje me të cilat ata do të jenë të detyruar të mbrojnë trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë. I shkrova ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, dhe unë kam qenë i qartë se ne presim që Kosova të mbrojë dhe të pranojë shënimet e UNESCO-s për trashëgiminë serbe", tha Hammond.
Ai ka theksuar më parë se fokusimi në çështjet e së kaluarës nuk është në interes të rajonit.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç duke folur mbi temën e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, përsëriti se Serbia është thellësisht kundër dhe për të gjitha pasojat shkatërrimtare kishte folur me Hammond.
"Kjo është një lojë e madhe në të cilën ne përpiqemi të mbrojmë interesat tona kombëtare dhe shtetërore. Parashikimi është i tillë se ajo do të jetë e vështirë. Ne luftojmë dhe do të lutemi për ndihmë dhe asistencë në çdo vend. Numrat janë të tilla dhe ne nuk jemi në favor", tha Vuçiç.
Sipas tij, Kosova me "një numër të vendeve të vogla," përbëjnë shumicën në UNESCO. Ai tha se Serbia nuk do të pranojë se "fisi Gashi ka ndërtuar manastirin e Deçanit".
"Ky është një manastir serb. Turqit na dhanë të gjitha vërtetimet gjatë qëndrimit disa shekullor, dhe këtë tani duan ta eliminojnë. Ne do të mbrojmë tonën", tha Vuçiç.