Erkan Avci
08 Tetor 2015•Përditësim: 09 Tetor 2015
KAROLINA E VERIUT (AA) - ERKAN AVCI - Prof. Dr. Aziz Sancar i nderuar me çmimin Nobel në Kimi nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave duke vënë në dukje se ndjen një kënaqësi të madhe që është konsideruar i denjë për këtë çmim tha se: "Jam gëzuar më shumë për vendin tim. Turqia ka nevojë për shkencë, për të dalë nga situatat e vështira dhe të arrijë në nivelin Europian, shkenca është e nevojshme. Nga kjo pikëpamje jam shumë i gëzuar që kam ofruar kontributin tim", raporton Anadolu Agency (AA.
Sancar i cili vazhdon punimet e tij në Departamentin e Biokimisë dhe Biofizikës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Karolinës së Veriut në rajonin Chapel Hill, pas çmimit Nobel ka ndarë emocionet me gazetarin e AA-së në laboratorin e tij.
Ai ka shpjeguar se bashkëshortja e tij pasi i ishte përgjigjur një telefonate në orën 05:00 të mëngjesit ku personi në fjalë i kishte shprehur se telefononte nga Stokholmi dhe se dëshironin të bënin një telefonatë shumë të rëndësishme, e ka zgjuar me habi atë.
Sancar duke vënë në dukje se për momentin nuk i kishte perceptuar mirë fjalët se bashkëshortes për telefonatën nga Stokholmi tha se: "U zgjova dhe renda tek telefoni ku më thanë se kisha fituar çmimin Nobel për Kimi, dhe i përgjumshëm u përpoqa ti falënderoja".
Sancar thekson më tej se pasi personi në telefonatë më shprehu se brenda gjysmë ore do të njoftonin shtypin se kush ka fituar çmimin Nobel, është bërë gati dhe menjëherë ka vajtur në laborator.
- "Nuk e prisja çmimin për Kimi"-
Duke vënë në dukje se faktikisht këtë vit nuk priste çmimin në Kimi për arsyen se kërkimet kanë qenë të përqendruara më shumë në Mjekësi ai u shpreh se: "Faktikisht kërkimet e mia kanë edhe drejtim të mjekësisë edhe të kimisë. Mendoja se do të merrja çmim për mjekësi. Por edhe ai çmim u dha para dy ditësh dhe mendoja se tashmë edhe ajo nuk ishte e mundur. Për këtë arsye nuk e prisja çmimin në Kimi, kjo ishte pak si surprizë".
-"U gëzova më shumë për vendlindjen time"-
Sancar duke bërë të ditur se e ndjente se një ditë do ta merrte këtë çmim u shpreh se: "Po e dija se për kontributet që kam dhënë do ta merrja një ditë këtë çmim".
Pasi ka pohuar se është krenar për këtë çmimin Sancar ka vazhduar më tej se: "Sigurisht që për mua është një kënaqësi ky çmim për kërkimet dhe kontributin që unë kam dhënë. Gjithashtu jam gëzuar edhe në emër të familjes. Sepse jemi një familje e madhe, jemi 8 fëmijë dhe 2 të tjerë me prindër të ndryshëm. Por unë u gëzova më shumë për vendlindjen time. Sepse për mua Turqia e ka të nevojshme shkencën, për të dalë nga situatat e vështira dhe të arrijë në nivelin Europian, shkenca është e nevojshme. Nga kjo pikëpamje jam shumë i gëzuar që kam ofruar kontributin tim".
Sancar duke vënë në dukje se shumë personalitetet shtetërorë nga Turqia e kanë telefonuar dhe e kanë përgëzuar tha se "I falenderoj ato që më telefonuan nga Turqia. Telefonoi Kryeministri Ahmet Davutoğlu, fola dhe gëzova. Edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan telefonoi por fatkeqësisht në atë moment nuk arritëm të komunikonim. Telefonoi edhe Kemal Kılıçdaroğlu".
- "Unë jam një turk, aq"-
Ai ka pohuar ndër të tjera se shumë media pas njoftimit për çmimin e kanë kontaktuar dhe se është i kënaqur nga kjo, por shton më tej se ka patur shqetësime për disa komente të disa mediave dhe të disa komenteve në rrjetet sociale në lidhje me origjinën e tij.
Sancar ka transmetuar se BBC e ka telefonuar dhe në mënyrë jo të respektueshme e kanë pyetur "Jeni arab, jeni pjesërisht turk". U shpreha ndaj BBC-së ‘Nuk flas arabisht, nuk flas gjuhën kurde, unë jam turk'. Kur je nga Juglindja nuk i shmang dot këto, por unë veten time ashtu e di, ia shpreha BBC-së po ia shpreh edhe juve".
"Pyetja e parë që BBC-ja pyeti ishte 'A jeni arab?' Ndërsa unë u shpreha se jam turk dhe aq. Kam lindur në Mardin, apo në Cizre, në Kars unë jam turk" ka pohuar ndër të tjera Sancar.
Duke dhënë informacion në lidhje me kërkimet që e kanë çuar drejt çmimit. Sancar ka pohuar se: "Riparimi i ADN-së është e rëndësishme për mbrojtjen e njeriut kundër kancerit. Shumica e faktorëve që bëjnë kancerin prishin ADN-në dhe me atë rrugë shkakton kancer. Ne kemi nxjerrë në dritë se si 'ADN-ja riparon veten e saj, si e mbrojnë veten qelizat kundër kancerit'. Ky riparim i ADN-së ka edhe rëndësi në trajtimin e kancerit. Sepse shumë ilaçe që përdoren për trajtimin e kancerit shkatërrojnë ADN-në e qelizave të kancerit dhe qelizat e kancerit përpiqen të riparojnë atë. Edhe ne morën iniciativën dhe po punojmë që ilaçet e kancerit të jenë më efektivë".
Sancar duke treguar se kërkimet e bëra do të duhen kohë që të mbërrijnë tek të sëmurët, ka vlerësuar se: "Tani për tani kjo është e pamundur nga pikëpamja e trajtimit. Por kërkimet që ne kemi bërë janë të rëndësishme nga pikëpamja e mbrojtjes".
Duke vënë në dukje se kanë edhe kërkime të tjera të cilat janë në vazhdim ai u shpreh se: "Unë çmimin NOBEL e mora në çështjen e riparimit të ADN-së. Por brenda nesh kemi një orë e cila rregullon rendin shëndetësor, rendin e gjumit të përditshëm. Unë po punoj mbi këtë mekanizëm. Kam zbuluar lidhjen mes këtyre. Po punojmë edh mbi lidhjen e këtyre të dyjave edhe për të shpëtuar njerëzit nga kanceri si edhe se si të bëjmë trajtimin më efektiv. Në muajin maj kemi vizatuar hartën riparuese të gjenomit të ADN-së. Mendojmë se ky është një zhvillim i rëndësishëm për trajtimin dhe po përpiqemi për zhvillimin e saj. Ka shumë shkencëtarë që po punojnë mbi mekanizmin e orës që ne folëm. Kjo orë kontrollohet nga 4 gene dhe ne kemi zbuluar një gen. Unë mendoja se çmimin NOBEL do ta merrja ose për riparimin e ADN-së ose në lidhje me mekanizmin e orës".
- "Ishte goxha e vështirë ta besoja"-
Edhe Gwen Sancar bashkëshortja e Sancar e cila është akademike në Departamentin e Biokimisë dhe Biofizikës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Karolinës së Veriut tha se ishte gëzuar shumë nga telefonata e ardhur në orët e para të mëngjesit dhe ndjenjat e saj i ka ndarë duke u shprehur se: "Në orën 5 të mëngjesit ra zilja e telefonit, e hapa unë dhe më thanë se dëshironin të flisnin me Aziz ku dhe unë i shpreha se a janë në dijeni se është ora 5 e mëngjesit. Më pas ata më thanë se ishte një telefonatë shumë e rëndësishme dhe kur me thanë se telefononin nga Stokholmi edhe unë u habita. Menjëherë zgjova Azizin dhe e pyetën nëse e pranon apo jo çmimin dhe nëse mund të vinin apo jo në Stokholm. Pas telefonatës u ulëm me Azizin dhe për një moment vërejtëm njeri-tjetrin, menduam a ishte e vërtetë apo jo, ishte shumë e vështirë të besonim. U lumturuam shumë që të dy".