Ata Ufuk Şeker
23 Qershor 2016•Përditësim: 24 Qershor 2016
BRUKSEL (AA) - Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, ka deklaruar se ''rruga e vetme për një perspektivë dhe situatë paqeje mes Izraelit dhe Palestinës janë bisedimet e drejtpërdrejta'', raporton Anadolu Agency (AA).
Rivlin në kuadër të vizitës së tij në Bruksel është takuar me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe shefen e diplomacisë se BE-së, Federica Mogerini.