Turgut Alp Boyraz
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
JERUSALEM (AA) - Presidenti izraelit Reuven Rivlin sot do të udhëtojë për në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me ftesë të presidentit amerikan Barack Obama, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga Zyra për media e Izraelit thuhet se Rivlin gjatë vizitës do të qëndrojë në Washington dhe New York, ndërsa do të takohet me Obaman.