Bekim Laci
13 Prill 2016•Përditësim: 13 Prill 2016
PRISHTINË (AA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Agron Selimaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e presidentit njofton se në takim u vlerësua se siguria mbetet prioriteti numër një në vend dhe AKI-ja do të vazhdojë me implementimin e axhendës shtetërore dhe konsoliduese në të mirë të vendit dhe të gjithë qytetarëve.
Presidenti Thaçi dhe drejtori i AKI-së diskutuan edhe për përmbushjen e synimeve afatgjata të shërbimit të inteligjencës kosovare dhe të gjithë mekanizmave të sigurisë, të cilat kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm.