Zülfiya Yakup
14 Nëntor 2015•Përditësim: 14 Nëntor 2015
PRISHTINË (AA) - Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime homologut të tij dhe qeverisë franceze për humbjen e jetës së qindra qytetarëve francezë nga sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në telegramin e tij, Thaçi shprehet se “populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me popullin francez në këto çaste të rënda për Francën dhe familjet e viktimave”.
Ai më pas thekson se “Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm përkrah koalicionit global në luftën kundër terrorizmit dhe mbetet e angazhuar për mbrojtjen e vlerave dhe mirëqenien kudo në botë nga aktet e tilla mizore të terroristëve”.