Nazmi Abduramani
15 Mars 2016•Përditësim: 16 Mars 2016
SHKUP (AA) – Prokuroria speciale publike për ndjekje të veprave penale të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, në krye të të cilës është Katica Janeva, ka dorëzuar raportin për punën e saj gjashtë mujore deri te deputetët e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin përmendet plani financiar, puna dhe lëndët e ngritur që nga themelimi gjatë muajit shtator. Në të thuhet se “në periudhën e raportimit kjo Prokurori publike është ballafaquar me vështirësi të caktuara nga aspekti i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe një pjesë e institucioneve treguan mosrespektim të kërkesave të kësaj Prokurorie”.
Më pas në dokumentin ka raport edhe për mjetet në vlerë prej katër milionë eurosh të cilat iu ndanë, ku nga këto mjete 21.4 përqind e tyre janë harxhuar edhe atë për pagat e të punësuarve, shërbime komunale, inventar, adaptim të godinës, etj.
Më tej në raportin thuhet se “Më 30 dhjetor 2015 nga ana e partisë politike LSDM deri te kjo Prokurori publike janë dorëzuar një hard disk dhe gjashtë kuti me transkripte në formë të shtypit të cilat pas pranimit janë vendosur nëpër arka të sigurta të cilat i përmbushin standardet e sigurisë për ruajtjen e një lloji të tillë të materialeve, të cilat janë 550 mijë falje me biseda të përgjuara”.
Në raport përmendet se “që nga themelimi i kësaj Prokurorie publike më 15 shtator të vitit 2015 deri më tani janë hapur 30 lëndë kundër 80 personave, prej të cilëve 29 lëndë në vitin 2015 kundër 77 personave dhe 1 lëndë në vitin 2016 kundër 3 personave”, për vepra të ndryshme jashtëligjore. Raporti i dorëzuar i Prokurores Katica Janeva, siç informojnë shërbimet kuvendore, në seancë plenare do të shqyrtohet më 28 mars.
Përndryshe, Prokuroria speciale është themeluar si institucion në bazë të marrëveshjes politike të arritur vitin e kaluar mes katër partive politike dhe me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar. Kompetencë e kësaj Prokurorie është hetimi bisedave të përgjuara, në bazë të cilave ka indikacione se funksionarë të lartë të shtetit janë të përfshirë në më shumë afera korruptive dhe keqpërdorim të proceseve zgjedhore.