Admir Fazlagic
25 Shtator 2015•Përditësim: 26 Shtator 2015
Shkup (AA) – Pronari i Cevahir Holding, Ibrahim Cevahir (77) ndërroi jetë parë tre ditëve, pasi që përjetoi sulm në zemër. Pavarësisht të gjitha intervenimeve, mjekët ishin të pafuqishëm në tentimin për të shpëtuar jetën e tij. Ai është varrosur sot, pas lutjes së pasditës, në varrezat Yenikoy në Stamboll. Në varrimin e tij ishin të pranishëm një numër i madh i personave të jetës publike, mes të cilëve edhe presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, raporton Anadolu Agency.
Në kumtesën e kabinetit të Presidentit të Maqedonisë Ivanov, shprehin ngushëllime për vdekjen e Ibrahim-it, sepse, siç theksohet ka qenë një mik i madh i Maqedonisë, si dhe njëri nga investitorët më të mëdhenj në vend. Nga viti 2011, Cehavir Holding përfshin edhe Maqedoninë në portfolin e vet të vendeve në të cilat punon. Kjo kompani rrokaqijet e parë në Shkup filloi t’i ndërtojë në lagjen Aerodrom. Investimi i kompanisë Cevahir Holding në rrokaqiej dhe qendrën tregtare, arrin vlerën e 300 milionë eurove.
Presidenti Ivanov u takua me homologun e tij turk, presidentin Recep T. Erdoğan, me të cilin bisedoi për ndodhitë aktuale në vend dhe rajon, rreth krizës së refugjatëve, ndërsa mes tjerash u konfirmuan edhe marrëdhëniet e mira miqësore dhe strategjike mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.
Puna e suksesshme shumëvjeçare, projektet e realizuara tepër cilësore janë disa nga segmentet e përshpejtimit të rritjes së Cevahir Holding-ut, ashtu që holdingu filloi të hyjë në tregun botëror.
Në botën e biznesit Ibrahim Cevahir ka hyrë që para katër dekadave, së bashku me vëllezërit e tij Mehmed dhe Reshad. Me kompaninë e përbashkët, arritën sukses edhe në vendet e huaja, veçmas në Libi dhe Arabinë Saudite.
Në ditët e sotme Cevahir Holding, funksionon me 9 kompanie të pavarura të cilat punojnë në sferën e ndërtimtarisë, turizmit, investimeve, si dhe në tregtinë e brendshme dhe të jashtme.
Ibrahim Cevahir ka lindur në vitin 1938 në Trabzon.