Hasan Tosun
30 Tetor 2015•Përditësim: 31 Tetor 2015
VJENË (AA) - Një grup i mbledhur para hotel Imperial ku po realizohen bisedimet e "Sirisë" në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, kanë protestuar kundër pjesëmarrjes në bisedime të Iranit, Egjiptit dhe Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi për krizën në Siri, ku 17 vende kundër dhe pro regjimit janë mbledhur me qëllim për ti dhënë fund luftës së brendshme në këtë vend, është ende në vazhdim në Vjenë.
Afërsisht një grup prej 150 personash janë mbledhur para hotel Imperial ku po kryen bisedimet dhe kanë hapur flamurin e Sirisë ku shkruhej "Liri për Sirinë". Me protestën tyre kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e Iranit, Egjiptit dhe Rusisë në këto bisedime.