Ivana Ramadanova
28 Mars 2016•Përditësim: 29 Mars 2016
SHKUP (АА) – Prokuroria Speciale Publike për Ndjekjen e Materialeve të Paligjshme të Përgjimeve ka nisur një procedurë hetimore me emrin "Tortura” e cila ka të bëjë me kreun e partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkoski, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Prokuroria thonë se “është nisur një procedurë kundër shtatë personave nën dyshimin se kanë kryer veprën penale 'torturë' dhe sjellje mizore dhe jonjerëzore të dënueshme me nenin 142/1 nga Kodi Penal, më konkretisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special 'Alfa' që gjatë aktit të burgosjes të përdorë dhunë fizike dhe psikike".
"Kundër të gjithë shtatë personave të cilët gjenden në marrëdhënie pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të dorëzohet në gjykatën Themelore në Shkup, Shkupi 1 propozimi për vënien në fuqi të masës Kujdes- ndalesë për ndërmarrje të aktiviteteve që kanë të bëjnë me veprën penale", thonë nga Prokuroria.
Ish-ministri i Brendshëm të Maqedonisë, Lube Boshkovski u arrestua më 06.06.2011 një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare nën akuzën për financim ilegal të fushatës zgjedhore të partisë së tij “Të Bashkuar për Maqedoninë”.