Hakan Ceyhan Aydoğan
13 Nëntor 2015•Përditësim: 14 Nëntor 2015
MOSKË (AA) - HAKAN CEYHAN AYDOĞAN - Presidenti rus, Vladimir Putin duke theksuar se në takimin me Presidentin sirian Bashar Asad nuk ka qenë në rendin e ditës çështja për lënien e pushtetit u shpreh se: "Sikur ne ti drejtonim një pyetje për lënien e pushtetit një presidenti të një vendi mik që e kemi ftuar në Moskë, atëherë kjo sjellje e jona sa legjitime dhe etike do të ishte", raporton Anadolu Agency (AA).
Putin para Samitit të Liderëve G20 që do të mbahet në Antalya i është përgjigjur pyetjeve të përbashkëta të Anadolu Agency (AA) dhe agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Ndaj pyetjes se si e shikon të ardhmen e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Turqisë, Putin u përgjigj: “Teksa SHBA dhe BE zbatonin sanksione, Turqia shfaqi një qëndrim të shkëputur. Politika e jashtme e pavarur e Ankarasë dhe në përputhje me interesat e saj kombëtare meriton një respekt të thellë. Një qasje e tillë pragmatike fillimisht duke përfshirë edhe kontaktet në botën e biznesit hap horizonte të reja për zhvillimin e bashkëpunimit ruso-turke. Turqia është partneri ynë parësor ekonomik i jashtëm. Vëllimi tregtar për vitin e kaluar tejkaloi 31 miliardë dollarë. Jemi duke përforcuar bashkëpunimin tonë në fushën e industrisë, jemi duke realizuar projekte në fushat si ajo e ndërtimit, industrisë së lehtë, metalurgjisë dhe të bujqësisë. I japim rëndësi parësore industrive të teknologjisë së lartë dhe të përparuar si telekomunikacioni duke përfshirë edhe energjinë bërthamore. Edhe turizmi është një bashkëpunim tjetër i rëndësishëm, pasi vitin e kaluar mbi 3.3 milionë qytetarë rusë vizituan Turqinë për pushime. Në përgjithësi, potenciali për tregtinë dypalëshe dhe marrëdhënieve ekonomike është shumë më i madh”.
Putin u shpreh se dy shtetet kanë qëndrime të ndryshme në zgjidhjen e çështjes së Sirisë, por sipas tij në të njëjtën kohë është e rëndësishme që Rusia me Turqinë kanë prioritete të përbashkët. Të dy vendet sipas Putinit janë për normalizimin e situatës në rajon dhe qëndrimin aktiv kundër terrorizmit. “Ndër të tjera mosmarrëveshje aktuale nuk dëmtojnë marrëdhëniet bilaterale, përkundrazi përdorim në mënyrë aktive përvojën e bashkëpunimit konstruktiv që kemi zhvilluar për të gjetur pikat e përbashkëta”.
- "Rrjedha Turke është në interes të Rusisë dhe Turqisë"-
“Unë nuk pajtohem me mendimin se ‘Rrjedha Turke’ po humb vrullin e punimeve mbi të. Është e pamundur që një projekt kaq i madh ta zhvillohet menjëherë dhe të arrish një dakordësi mbi të. Me partnerët turq kemi shumë çështje për të zgjidhur si ato ligjore, teknike, ekonomike, teknologjike dhe administrative, ku dhe mes tyre duke patur parasysh edhe shitblerjet dhe nevojat e vëllimeve të dërgesave si dhe përcaktimin e numrit të linjave. Nëse zgjidhim në mënyrë cilësore këto problemet aq më shpejt, e vendosim në zbatim me një rrezik dhe kosto më të ulët do të mund të ofrojmë drejtpërdrejtë furnizimin me gazin rus për konsumatorët turq. Më e rëndësishmja është që ky projekt është plotësisht në interes të Rusisë dhe Turqisë. Në këtë çështje jemi të një mendimi me homologun tim turk, Recep Tayyip Erdoğan” u shpreh Putin.
Mendimet në lidhje me marrëveshjen mes dy shteteve që do të ofrojë bazën ligjore për zhvillimin e këtij projekti, Putin theksoi se ia kanë paraqitur në muajin qershor palës turke, duke shtuar se shpreson se qeveria e re do ti kryejë në një kohë të shkurtër punimet e inspektimeve mbi elementet kryesore të kësaj marrëveshjeje.
- Politika e Rusisë mbi Sirinë -
Putin ka deklaruar se që në fillim ka mbrojtur qëndrimin se të ardhmen e Sirisë duhet ta përcaktojë populli sirian dhe ende vazhdojnë ta mbrojmë këtë ide. “Shprehim kënaqësinë që gjatë një takimi të Grupit të mbështetjes ndërkombëtare të Sirisë të mbajtur me 30 tetor në Vjenë ministrat e jashtëm të 17 shteteve dhe përfaqësues të të Kombeve të Bashkuara dhe të BE-së mbajtën qëndrim mbështetës në deklaratën e përbashkët”.
Ndërsa përsa i përket përgatitjes së "hartimit të detajeve" për zgjidhjen e krizës së Sirisë kjo nuk është detyra e jonë, u shpreh Ai. “Këtë hartë duhet ta përgatisë dhe ta pranojë vetë populli sirian. Por ne kemi mendime se si mund të jepet ndihmë popullit sirian që të mundë terroristët dhe për të dalë nga kriza. Këto propozime diplomacia ruse është duke i shpjeguar në mënyrë aktive. Këto janë thirrje për të vazhduar një dialog serioz me partnerët. Ky dialog do të jetë i lidhur në masë të madhe nëse do të kalohet apo jo në akte të përbashkëta për të qenë të vendosur që të jenë konstruktive. Këto akte do të jenë, të mundet DAESH, të riformohet Siria si një shtet i vetëm, sovran dhe laik, të ofrohen kushtet e barabarta për një jetë të sigurtë për të gjithë pa dallim etnie dhe fetare. E përsëris sërish, vetëm sirianët duhet të përcaktojnë vetë të ardhmen e tyre, duhet të zgjedhin vetë liderin e tyre”-theksoi ndër të tjera Presidenti i Rusisë.
- Samiti G20 në Antalya -
Pyetjes se si e vlerëson Samitin G20 nën presidencën e Turqisë, Putin iu përgjigj: “Me të vërtetë në Samitin G20 në Antalya me propozimin e presidencës turke do të shqyrtohen e situatat në lidhje me luftën kundër terrorizmit dhe refugjatët. Dhe kjo nuk është për t'u habitur. Sepse kjo ka një lidhje drejtpërdrejtë mes çështjeve dhe axhendës së Samitit. Ku zhvillimi i qëndrueshëm, rritja ekonomike, zhvillimi i tregtisë botërore, tërheqja e investimeve dhe zgjidhja e problemeve të papunësisë është e lidhur sa suksesshëm do të arrijë të fitojë Bashkësia ndërkombëtare kundër kërcënimit më të madh që është terrorizmi dhe kriza e refugjatëve e cila ka dalë në pah me shpërthime të kaosit dhe dhunës. Qindra mijëra refugjatë për të shpëtuar jetën e tyre dhe të afërmeve të tyre tashmë ndodhen në Europe dhe në vende të tjera, ndërsa të tjerët janë duke vajtur atje”.
Sipas Putinit me diskutimet që do të kryhen do të kontribuohet në zgjidhjen praktike dhe do të përmirësohen me rezultatin e dokumentit të balancuar, ku do të qëndrojnë qasjet e përbashkëta në lidhje me luftën kundër terrorizmit dhe krizës së refugjatëve.
Ndërsa përsa i përket Samitit Putin mbështet përqendrimin në zgjidhjen e problemeve financiare dhe ekonomike. Mes këtyre mund të përmenden masat për të siguruar rritjen e balancuar ekonomike dhe të qëndrueshme si dhe të forcimit të sistemit financiar.