Betül Yürük
24 Mars 2016•Përditësim: 25 Mars 2016
GJENEVË (AA) - Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, u shpreh se raundin e dytë të bisedimeve për Sirinë në Gjenevë synojnë ta fillojnë më 9 prill, raporton Anadolu Agency (AA).
De Mistura në një deklaratë pas përfundimit të raundit të parë të bisedimeve u shpreh se palët i kanë marrë seriozisht negociatat duke mos u tërhequr nga bisedimet dhe se ky raund ishte një fazë përgatitjeje për të nisur bisedimet për procesin e tranzicionit politik.
"Për marrëveshjen e ndalimit të konflikteve dhe për vazhdimësinë e dërgimit të ndihmave humanitare ka nevojë për një zgjidhje politike dhe për një zgjidhje politike ka nevojë për vizionin e një procesit të tanzicionit politik" u shpreh de Mistura. Ai ka shtuar më tej se që nga ndalimi i konflikteve më 27 shkurt e deri tani është shpëtuar jeta e afërsisht 3 mijë personave.
De Mistura u shpreh ndër të tjera se: "Delegacioni i qeverisë më së shumti u përqendrua mbi principet. Ndërsa opozitarët janë përqendruar në procesin e tranzicionit politik me dokumente serioze. Sigurisht që principet janë të rëndësishme, por nëse flitet vazhdimisht për to në një raund më pas nuk mund të flasim procesin politik".
Në lidhje me raundin e dytë të bisedimeve de Mistura tha se "data e synuar është 9 prilli. Do të nisim bisedimet me palën që do të mbërrijë më parë".
Pyetjejes për mundësinë e shtyrjes së bisedimeve pasi regjimi në muajin prill ka planifikuar zgjedhjet parlamentare De Mistura i është përgjigjur se "unë kam autoritetin të komentoj mbi zgjedhjet që do të kryhen brenda 18 muajsh nën mbikëqyrjen e OKB-së".
De Mistura ndër të tjera tha se delegacioni i Komitetit të Lartë Negociator i përbërë nga opozitarët sirianë dhe delegacioni i regjimit pas bisedimeve 2 javore kanë rënë dakord mbi 12 parime themelore për të gjetur zgjidhje për krizën politike në Siri.
Parimet themelore të paraqitura nga OKB-ja që palët kanë rënë dakord janë si më poshtë:
- Sovraniteti, uniteti dhe integriteti territorial i Sirisë do të ruhet.
- E ardhmja e Sirisë do të vendoset nga populli i Sirisë me mjete demokratike, pra zgjedhje.
- Siria do të jetë një shtet ku të përfaqësohen të gjitha shtresat, një shtet gjithëpërfshirës, demokratik dhe jo i bazuar në sekt.
- Të gjitha institucionet dhe mekanizmat e vendimmarrjes në periudhën e tranzicionit dhe pas tij do të përfaqësohen të paktën me 30 përqind.
- Në kuadër të vendimit 2254 të KS të OKB-së për Sirinë do të krijohet një qeveri e sigurtë, gjithëpërfshirëse, dhe jo e bazuar në sekte. Do të përgatitet një kushtetutë e re, do të mbahen zgjedhje të lira dhe të drejta.
- Për luftën kundër terrorizmit do të pengohet dërgimi i ndihmave me armë dhe financiare ndaj grupeve terroriste.
- Do të formohet një ushtri e re kombëtare e bashkuar.
- Do të ofrohet rikthimi i refugjatëve në Siri.