AP
02 Nëntor 2015•Përditësim: 02 Nëntor 2015
PRAGË (AA) – Republika e Çekisë ka vendosur të dërgojë një njësi prej 20 policëve në Slloveni për të ndihmuar këtë vend në ballafaqimin me mijëra migrantë që vijnë, por edhe në përpjekjet për të mbrojtur kufijtë e zonës Shengen, raporton Anadolu Agency (AA).
Milan Chovanec, ministri i Punëve të Brendshme të Çekisë theksoi se qeveria ka marrë këtë vendim pasi që Sllovenia kërkoi ndihmë. Policët çekë këtë javë do të vendoset në kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë nga i cili vijnë migrantët.
Chovanec ka thënë se policët në Slloveni do të qëndrojnë së paku një muaj, por se ajo periudhë mund të vazhdojë nëse kërkohet nevoja. Çekia javën e kaluar dërgoi 50 nëpunës policorë në Hungari.