Gülbahar Sayım
22 Shkurt 2016•Përditësim: 22 Shkurt 2016
BANGUI (AA) - Sipas rezultateve preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Afrikës Qendrore, Faustin Archange Tuadera ka fituar 62.71 përqind të votave dhe me këtë u zgjodh president i ri i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Afrikës Qendrore u mbajt më 14 shkurt, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të këtij vendi ka publikuar rezultatet preliminare, sipas të cilave Tuadera ka fituar ndaj kundërshtarit të tij Aniceta Dologuelea i cili fitoi 37.29 përqind të votave.
"Do të punojmë së bashku dhe do të ndërtojmë Republikën e Afrikës Qendrore, si një vend solid, të përbashkët dhe të suksesshëm. Jam i vetëdijshëm për besimin e dhënë. Jam i inkurajuar nga besimi juaj", tha Tuadera në konferencën për mediat në Bangui, pas publikimit të rezultateve preliminare.
Ai premtoi më shumë punë për të rinjtë, shpërndarje të barabartë të mjeteve shtetërore dhe vazhdimin e luftës për paqe dhe unitet në vend.
Zgjedhjet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale u mbajtën më 30 dhjetor, Tuadera me 19 përqind të votave ishte pas kundërshtarit të tij Dologuele i cili atëherë mori 23.74 përqind të votave.