Erdal Türkoğlu
22 Tetor 2015•Përditësim: 22 Tetor 2015
HATAY (AA) - ERDAL TÜRKOĞLU - Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Turqve në Siri, Ahmed Vezir, ka deklaruar se forcat ruse kanë filluar të realizojnë më shumë aktivitete nga regjimi i Asadit në Siri. Sipas tij, tashmë opozitarët nuk po luftojnë me Asadin, por me Putinin, raporton Anadolu Agency (AA).
Vezir në një deklaratë për AA-në ka pretenduar se rusët në ditët e fundit kanë qenë më aktivë në Siri dhe se forcat e regjimit pothuajse nuk po luftojnë aspak.
Ai duke mbrojtur qëndrimin se "Siria i është dorëzuar Rusisë" në zhvillimet e fundit, u shpreh se: "Regjimi tashmë ndihmon dhe i shërben Rusisë, ku forcat ruse kanë filluar të jenë më aktivë nga forcat e regjimit të Asadit. Tashmë opozitarët sikur po luftojnë me Putinin e jo me Asadin. Në të gjitha rajonet po luftojnë rusët. Dhe kjo na ka treguar se Asadi për vite me radhë jo për atdheun, por ka punuar për mbrojtur vendin për rusët".
- "Vajtja e Asadit në Rusi nuk është normale" -
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.