Ekip
28 Janar 2016•Përditësim: 29 Janar 2016
ANKARA/HASEKE (AA) - Aeroporti “Kamishli” i Sirisë në afërsi të kufirit me Turqinë po përgatitet për vendosjen e trupave ruse. Edhe SHBA-ja 70 kilometra largësi nga këtu ka ngritur bazën e saj në Rumeilan. Në këtë mënyrë Rusia do të mund të kërcënojë më nga afër edhe bazën e SHBA-së në Siri edhe atë në Incirlik të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë mësohet se Rusia po bën përgatitje që të vendosë në përdorim Aeroportin Ndërkombëtarë “Kamishli” i cili ndodhet në një largësi 3 km përballë rajonit Nusaybin të qytetit Mardin në Turqi. Ndërsa theksohet se për momentin në aeroport janë duke vazhduar punimet e zgjerimit.
Aeroporti Ndërkombëtarë “Kamishli” që nga prilli 2013 është në shërbim të njësisë së sigurisë dhe informacioneve ajrore të regjimit të Asadit. Në pistën e aeroportit një herë në muaj ulet një avion transportues i Iranit dhe dy herë avionë transportues të regjimit. Gjithashtu kjo përdoret edhe për transferimin e anëtarëve të Hizbullahut në rajon.
Në një deklaratë të bërë nga Komiteti i Koordinimit Lokal në Siri (LCC) ishte deklaruar se me 19 janar në aeroportin Kamishli me një avion ushtarak të Sirisë kanë mbërritur 100 ushtarë rusë.
Punimet ruse do të mundësojnë forcimin e autoritetit të regjimit në zonën më të madhe të rajonit Haseke. Regjimi aktualisht ka nën kontroll 25 përqind të Kamishli-së. Teksa institucionet publike ndodhen nën drejtimin e regjimit, siguria e rajonit mundësohet nga PYD. Ndërsa me vendosjen e Rusisë në Kamishli për regjimin dhe organizatën do të ofrojë një avantazh për kontrollimin e mbështetjes ushtarake dhe logjistike që do të vijnë nga Iraku dhe Irani.
Rusia para se të fillonte sulmet ajrore të cilat nisën me 30 shtator 2015, në aeroportin “Khmeimim” (Himejmim) në perëndim të vendit pati kryer grumbullime intensive.
- Baza e SHBA-së e gatshme për përdorim-
SHBA-ja e cila në operacionet kundër DAESH-it në Siri përfiton nga baza Incirlik në Turqi, edhe në verilindje të Haseke-së pati kryer punime për një bazë të ngjashme.
Forcat e SHBA-së të cilat që prej tetorit 2015 kryejnë përgatitjet për ngritjen e një baze në rajonin Rumeilan e cila ndodhet nën kontrollin e PYD-së, para pak kohësh ajo përfundoi punimet.
SHBA-ja e cila zgjeroi pistën Ebu Haxher që përdoret për spërkatje bujqësore në aviacionin civil në Rumeilan, këtë do ta përdorë si një "bazë e kontaktit të avancuar" me PYD-në në operacionet e ndërmarra kundër DAESH-it. Pista në fillim të muajit është përshtatur për uljen e helikopterëve, ndërsa aktualisht nuk është e përshtatshme për uljen e avionëve luftarakë.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale elementet e SHBA-së, edhe në fshatrat Karaçok dhe Zigat të Rumeilan-it kanë ngritur ndërtesa trajnimi dhe të logjistikës. Ndërsa në fshatin Harap Elcir po ndërton pista të përshtatshme ajrore për zbarkime. Përreth rajonit ku ndodhen ndërtimet janë vendosur mure, dhe hyrjet janë kufizuar me disa pika të njëpasnjëshme të kontrolleve.
Rajoni Rumeilan në mesin e 2014 me një marrëveshje mes regjimit dhe PYD-së iu dorëzua organizatës.
PYD që nga fillimi i vitit të kaluar me mbështetjen ajrore të SHBA-së pasi mori nën kontroll disa pika strategjike në veri të vendit, ajo në muajin tetor u afrua edhe me Rusinë. Ku nën ombrellën ajrore të Rusisë pati marrë nën kontroll disa pika mes rajoneve Afrin-Azez.
- Amerikë-Rusi, përballë njëra-tjetrës-
Baza e SHBA-së në Rumeilan për shkak të iniciativave përgatitore të Rusisë në Kamishli e cila ndodhet në një largësi 70 km, përballet me një kërcënim potencial. Rusia përveç fillimit të përdorimit të avionëve luftarakë në Kamishli, pritet që të vendosë sistemet raketore nga tokë ajër.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë brenda këtij muaji Rusia në aeroportin Kuvejris 35 km në lindje të Halepit formoi sistemin raketor SA-5 që ka një rreze prej 300 km.
Në rast se Rusia ndërton një sistem raketor të ngjashëm në Kamishli atëherë në këtë mënyrë do të vendosë brenda rrezes së sajë edhe elementët e SHBA-së në Rumejlan dhe Incirlik.