Erkan Avci
05 Dhjetor 2015•Përditësim: 06 Dhjetor 2015
WASHINGTON (AA) - Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit thonë se akuzat e Rusisë se "Turqia dhe DAESH-i janë duke bërë tregti të naftës", akuza këto të dala pas rrëzimit të avionit luftarak rus i cili e kishte shkelur hapësirën ajrore turke, nuk e pasqyrojnë të vërtetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e lartë amerikanë thonë se Rusia ka formuar një web faqe në të cilën ka shumë informacione dhe i ka ngjyrosur shumë mirë. "Por vlerësimi ynë është se në territorin mes rajoneve të kontrolluara nga DAESH-i nuk ka kontrabandim të naftës mës Turqisë dhe kësaj organizate. Nëse doni që të bisedojmë në lidhje me kontrabandimin e naftës, duhet ta konsiderojmë këtë të vërtetë se kontrabandimi është zvogëluar dhe kjo është bërë në sajë të përpjekjeve të Turqisë" thonë zyrtarët amerikanë.
Zyrtarët të SHBA-ve duke nënvizuar se një kamion mund të trasportojë rreth 200-250 fuçi naftë, theksuan se për transportimin e 20 mijë fuçive petrol në ditë në Turqi do të jetë e mundshme vetëm me anë të më shumë se një mijë kamioneve. Zyrtarët të cilët theksuan se nuk është vërejtur se kalojnë një numër i tillë të kamioneve nga kufiri dhe se kjo nuk është fitimprurëse në aspektin ekonomik. Në vazhdim ata thanë: "Nuk ka dëshmi se mund të kalojnë mijëra kamionë nga rajoni. Këto duhet të kalojnë nga DAESH-i, Ushtria e Lirë Siriane, nga shumë pika të kontrollit të regjimit dhe më në fund të kalojë drejt Turqisë. Në çdo pikë duhet të bëni pagesa, kështu që kjo tezë ekonomikisht është problematike. Për këtë shkak nuk shikoj legjitimitet në argumentin se ka një kontrabandim në mënyrë të konsiderueshme mes Turqisë dhe DAESH-it. Vallë ka ndonjë kontrabandim në kufi? Jam i sigurt se ka. Por kto janë kontrabandime të vogla dhe disa produkte të ndryshme e cila vazhdon që nga koha Perandorisë Romake. Prandaj nuk mendoj se ka një kontrabandim në nivel të madh ose nuk ka një fitim të madhë në aspektin financiar".
Zyrtarët të cilët thanë se, "Nuk shikoj se ka një dëshmi e cila tregon se qeveria turke është pas operacioneve të kontrabandimit", theksuan se Nafta e cila është në pjesën të cilën gjendet nën kontrollën e DAESH-it, në një përqindje të madhe shkin në regjionet e kontrolluara nga regjimi i Sirisë dhe brendësinë e Irak-ut".
Akuzat e Rusisë se "Turqia dhe DAESH-i janë duke bërë tregëti të naftës" ishin bërë pas rrëzimit të avionit luftarak i cili e kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Pretendimet të cilat në mënyrë të përhapur u përdorën nga mediat të cilat janë nën kontrollën e qeverisjes së Kremlinit, nuk arriti që ta bind opinionin publik ndërkombëtar.