Feyza Süsal
22 Nëntor 2015•Përditësim: 23 Nëntor 2015
ANKARA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë Feridun Sinirlioglu dhe Sekretari i Shtetit John Kerry kanë biseduar për situatën në Siri dhe dënuan sulmet e ushtrisë siriane si dhe sulmet ajore ruse në lagjet turkmene në Bayir Bucaku në veri të provincës Latakia, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se Sinirlioglu dhe Kerry gjatë ditës së djeshme biseduan për sulmet e intensifikuara të javës së kaluar të forcave tokësore siriane dhe avionëve rusë në Bayir Bucaku në të cilën pësuan turkmenët.
Ministria lidhur me sulmet e të premtes në lidhje me këto ngjarje thirri ambasadorin rus në Ankara, ndërsa Ankaraja zyrtare përmes letrës iu drejtua Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KB) në të cilën i bën thirrje organit më të lartë ekzekutiv të KB-ve që urgjentisht të ndalë sulmet ajore në Bayir Bucaku.
Biseda Sinirlioglu dhe Kerry u realizua me insistim të kryeministrit turk Ahmet Davutoglu i cili më herët për këtë çështje bisedoi me kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke Hulusi Akar dhe shefin e shërbimit intelegjent MIT Hakan Fidan.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Turqisë Tanju Bilgic deklaroi se Turqia kërkon nga Rusia ndërprerjen urgjente të operacionit në Bayir Bucuku.
“Shqetësimin dhe paralajmërimin tonë ia përcollëm Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rurisë dhe të dërguarit special të presidentit rus për çështjet e Lindjes së Afërt Mihail Bogdanov”, tha Biglic.
Kryeministri Turk Davutoglu më herët nënvizoi hapur se të gjithë të involvuarit do të konsiderohen përgjegjës nëse vzhdojnë sulmet mbi lagjet civile në zonën kufitare dhe me këtë të shkaktohet valë e re e refugjatëve nga Siria në Turqi.