Özüm Yalkın
20 Maj 2016•Përditësim: 20 Maj 2016
BRUKSEL (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me homologun e tij amerikan në kuadër të takimit të krye diplomatëve të vendeve të NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i diplomacisë turke është takuar me homologun e tij amerikan në Bruksel pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Mqedonisë.
Në takimin mes Çavuşoğlu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, thuhet se është folur për gjendjen e fundit në Siri, luftën kundër terrorizmit, zhvillimet e fundit në Irak dhe masat kundër luftëtarëve të huaj.
Ndërkohë pas takimit dy palësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Daniel Mitov, Çavuşoğlu është kthyer në Turqi.
Kreu i diplomacisë turke në kuadër të takimeve dypalëshe ditën e djeshme u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias, kreun e diplomacisë holandeze Bert Koenders dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës Kristian Jensen.