Murat Temizer
16 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Lidhur me deklaratat se "Dëshirojmë normalizimin e marrëdhënieve" që vijnë nga Rusia pas letrave të urimit dërguar Moskës nga Turqia me rastin e Ditës Kombëtare eksperti i Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) Prof. Dr. Erdal Tanas Karagol tha se Rusia e ka kuptuar pozicionin gjeopolitik të Turqisë.
Karagol për gazetarin e Anadolu Agency (AA) deklaroi se Rusia në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me Turqinë do të jetë shumë më e kujdesshme.
Ai foli edhe mbi projektet e gazit natyror të Rusisë dhe rezultatet e mundshme të javës për trafikun diplomatik mes Ankarasë dhe Moskës.
Sipas tij, zyrtarët turq kanë përdorur një gjuhë të butë dhe se dëshirojnë të veprojnë në rrugën për zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve me Rusinë.
"Një prej çështjeve për të cilën është folur më shumë pas krizës së avionit ka qenë nëse do të hidhte Rusia hap negativ në çështjen e rrjedhës së gazit ku Rusia nuk ka shfaqur ndonjë qëndrim negativ periudhën e kaluar. Turqia në eksportimin e gazit natyror të Rusisë është e dyta pas Gjermanisë. Gjithashtu Rusia e kuptoi pozitën gjeopolitike të Turqisë. Prandaj, Rusia pas kësaj do të jetë shumë më e kujdesshme me Turqinë", tha Karagol.