Erdal Türkoğlu
23 Dhjetor 2015•Përditësim: 23 Dhjetor 2015
HATAY (AA) - Përgjegjësi i Degës Hatay në kuvendin turkmen të Sirisë, Usame Solak njoftoi se situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë pasi regjimi sirian vazhdon të sulmojë nga toka ndërsa Rusia nga ajri dhe deti, raporton Anadolu Agency (AA).
Solak në prononcimin e tij për gazetarin e AA-së në lidhje me zhvillimet e fundit në Malin turkmen (Turkmendagi) tha se ato po përballen me sulmet më intensive që nga fillimi i luftës në vendin e tij.
Ai theksoi se në rajon në objektiv të sulmeve ndodhen çdo gjë si xhamitë, shkollat, shtëpitë madje edhe automjetet. "Ditë e natë regjimi sirian bombardon nga toka dhe Rusia nga ajri dhe deti fshatrat tanë. Situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Ndërsa forcat turkmene me gjithë fuqinë po përpiqen të mbrojnë këto rajone", tha Solak.
Përfaqësuesi turkmen, Solak teksa shpjegon se në pozitat e fshatrave turkmene po zhvillohen përleshje dhe se ka shumë humbje dhe ka mbrojtur idenë se shtetet tjera përveç Turqisë vetëm po vëzhgojnë këto sulme.
Sipas tij, që nga periudha kur Rusia i dha mbështetje regjimit kanë humbur shumë fronte në jug, në perëndim dhe në veri të vendit.
"Avionët rusë nuk ndahen nga qielli në rajonin e malit turkmen. Në ditët e fundit kemi humbur disa pozicione. Në një javë rreth 10 mijë persona janë nisur drejt kufirit. Mali turkmen po përjeton ditët më të vështira të historisë. Edhe në Xhebel Ekrad (Malin ekrad) që është fqinj me ne situata është e njëjtë. Njerëzit janë në gjendje të mjerueshme, dhe për të mbrojtur fëmijët e tyre largohen në zonat kufitare. Situata në malin turkmen është shumë kritike", thotë Solak.
Ai potencon se pas sulmeve intensive qëndrojnë plane të ndryshme. "Rusia dhe Asadi kërkojnë që të kenë nën kontroll rajonet periferike të Latakias para marrëveshjes së armëpushimit e cila është planifikuar të arrihet më 1 janar të vitit 2016", tha Solak.