Almir Terzic
23 Tetor 2015•Përditësim: 23 Tetor 2015
SARAJEVË (AA) – Në Republikën e Sllovenisë përmes “linjës së gjelbër kufitare” në Ringoca nga Kroacia gjatë mbrëmjes së kaluar kanë hyrë edhe 4.000 migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç thekson Drejtoria e policisë në Novo Mesto, rreth mesnatës policia ka evidentuar një grup të shtetasve të huaj të cilët kaluan “kufirin e gjelbër”. Rreth 2.000 të huaj janë transferuar në Qendrën e pranimit në Brezhica dhe në Dubovo.
Njëkohësisht, një grup tjetër po ashtu prej 2.000 migrantëve rreth orës katër të mëngjesit kaloi të njëjtin kufi. Ky grup tjetër i personave, siç thekson Drejtoria e policisë në Novo Mesto, edhe më tej gjenden në zonën e Rigonca-s.
Siç theksohet, në Brezhica momentalisht ndodhen 4.200 migrantë, ndërsa në Dubovo 1.200.
Po ashtu, sipas të dhënave sot në mëngjes të Departamentit të policisë në Maribor në Qendrën e pranimit Shentilj janë 4.500 të huaj, ndërsa 500 të tjerë nga Qendra e pranimit Griushkovje të cilët po ashtu prisnin për transferim në qendrën e pranimit Shentilj.
Në Shentilj pritet që dy kompozime të trenave deri në mesditë të sjellin edhe 1.169 të huaj, në kompozimin nga Dobova rreth orës 10 duhet të mbërrijnë 560, ndërsa diku nga mesdita edhe 600 të huaj.
Organet austriake të sigurisë në Shentilj, mbrëmë nuk kanë pranuar asnjë të huaj. Vendkalimi kufitar ndërkombëtar Zavrç sot rreth orës tre të mëngjesit sërish u hap për qarkullim, ndërsa vendkalimi i dikurshëm ndërkombëtar Shentilj në anën austriake edhe më tej është i mbyllur.