Felix Nkambeh Tih
27 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
MOGADISHU (AA) – Qindra deputetë të sapozgjedhur somalezë mbajtën seancën e parë parlamentare të martën në Mogadishu, i rrethuar me masa të forta sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).
Osman Ilmi Boqore u emërua kryetar i Dhomës së Ulët, pasi parlamenti mbajti seancën e tij të parë. Ceremonia e përurimit të dy Dhomave të Ulët dhe të Lartë filloi dhe përfundoi në një atmosferë shumë të mirë, njoftoi agjencia kombëtare e lajmeve Somali.
Deputetë mbanin një kopje të Kur’anit derisa dhanë betimin. Parlamenti somalez ka 329 anëtarë: 54 në Senat dhe 275 në Dhomën e Ulët, Kuvendin Popullor.
Somalia ende është duke u përpjekur për të krijuar qeverinë e saj të parë efektive qendrore që nga viti 1991, që kur kryekomandantët përmbysën ish-sundimtarin Siad Barre, duke e zhytur vendin në kaos dhe luftë civile.
Grupi militant Al-Shabaab vazhdon të kryejë sulme në Bririn e trazuar të Afrikës.