Barış Seçkin
05 Qershor 2016•Përditësim: 06 Qershor 2016
ROMË (AA) - Në Itali, qytetarët me të drejtë vote sot dë të iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësit lokalë për 1.342 zona zgjedhore, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në 1. 342 komuna dhe rajone ndër të cilët gjenden edhe kryeqyteti i vendit Roma dhe qytetet të tjerë të mëdha Milano, Napoli, Torino, Bologna, Trieste, procesi i votimit për 13.316.379 votues ka filluar në orën 07.00 sipas kohës lokale.
Votuesit do të zgjedhin drejtuesit të cilët do ti udhëheqin ata gjatë 5 viteve.
Procesi i votimin, ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme të shpërndarë në dy ditë do të mbahet një ditë dhe do të përfundojë në orën 23.00 sipas kohës lokale. Pas procesit të votimit 16 orësh, pritet që të kalohet në numërimin e votave dhe rezultatet e para të shpallen në mëngjes.