Bekim Laci
04 Mars 2016•Përditësim: 05 Mars 2016
ROMË (AA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili po merr pjesë në konferencën e sigurisë të OSBE-se në Romë, ka pohuar në fjalimin e tij se për zbrazjen e shpejtë të territorit të Greqisë nga emigrantët dhe refugjatët, duhet të përdoret "korridori ajror", transmeton Anadolu Agency (AA).
Republika e Maqedonisë, ka thënë Ivanov, angazhohet për kritere të përbashkëta për përballje me krizën e migrantëve në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i sigurisë nëpërmjet ndryshimit të ligjeve për mbrojtje të kufijve shtetërorë.
Sipas presidentit të Maqedonisë, kriza e lartpërmendur nuk mund të zgjidhet vetëm me deklarata politike dhe procedura demokratike, por nevojitet një menaxhim i ndihmës dhe mbështetje nga ushtria.
Ivanov tha se OSBE-ja dhe BE-ja nuk kanë mekanizma funksionalë për marrje të vendimeve në kushte të krizës.
"Do të doja të më theksoni një shembull ku OSBE ka një mision të vetin në shtetet përgjatë 'Korridorit Ballkanik' i cili ka informuar për kërcënimin nga migracioni ilegal", pyeti Ivanov.