Hasan Tosun,Ayhan Şimşek
23 Tetor 2015•Përditësim: 23 Tetor 2015
VJENË (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Feridun Sinirlioğlu u takua me homologët e tij nga SHBA-ja dhe Arabia Saudite, John Kerry dhe Adil el-Cubeyr në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin trepalësh do të shqyrtohet kriza në Siri, ndërsa mbledhja po zhvillohet në Hotel Imperial në Vjenë.
Mediave iu lejua të marrin pamje në fillim të takimit, por shefat e diplomacive Sinirlioğlu, Kerry dhe El-Cubeyr nuk deklaruan asgjë.
Ky takim ka karakter të konsultimit për mbledhjen në të cilën do të shqyrtohen ofertat për zgjidhjen e krizës në Siri.
Pritet që edhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov ti bashkëngjitet pasdite ministrave të jashtëm të Turqisë, SHBA-ve dhe Arabisë Saudite.