Diyar Güldoğan
03 qershor 2026•Përditësim: 03 qershor 2026
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G7-tës në Francë, transmeton Anadolu.
“Do të shkoj në G7, në Francë, menjëherë pas një prej netëve më argëtuese në historinë amerikane, ndeshjeve të kampionatit botëror të UFC-së në South Lawn të Shtëpisë së Bardhë”, shkroi Trump në Truth Social.
Samiti do të zhvillohet në Evian-les-Bains në Francën juglindore nga 15 deri më 17 qershor.
G7-ta përfshin shtatë ekonomitë më të zhvilluara të botës, respektivisht Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, ndërsa Bashkimi Evropian (BE) gjithashtu është anëtare.
Ai shërben si platforma kryesore për anëtarët për të diskutuar dhe koordinuar përgjigjet ndaj sfidave kryesore ekonomike, financiare dhe gjeopolitike globale.