Zlatan Kapiç,Kristina Maslareviç
28 Dhjetor 2015•Përditësim: 29 Dhjetor 2015
BEOGRAD (AA) - Përfaqësuesit e qeverive të Republikës së Turqisë dhe Republikës së Serbisë, kanë nënshkruar sot në Beograd tri marrëveshje ndërshtetërore në fushën e arsmit, shëndetësisë dhe kulturës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në prani të kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, i cili po qëndron në vizitë dy ditore zyrtare në Serbi dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, në pallatin 'Serbia' në Beograd u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi që ka të bëjë me bashkëpunimin në sferën e arsimit dhë përparimit shkencorë mes universitetit të Beogradit dhe Agjencisë së Turqisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA).
Marrëveshja nga sfera e shëndetësisë u nënshkrua nga ministrat resor, Zlatibor Lonçar dhe Mehmet Muezzinoglu dhe nënkupton një donacion në vlerë prej 160 mijë doza të vaksinës kudër paralizës tek fëmijët.
Memorandumi për mirëkuptim lidhur me restaurimin e kalasë Ram në afërsi të qytetit Pozharevac u nënshkrua nga zëvendëskryeministri Yalcin Akdogan dhe zëvendëskryeministrit të Serbisë, Rasim Ljajiç.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka mbërritur sot për një vizitë dyditore zyrtare në Serbi.
Avioni i kryeministrit Davutoglu ka ateruar në Beograd në mesditë, ndërsa për ta pritur kishin dalë kryeministri serb Aleksandar Vuçiç dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiç. Delegacioni i kryeministrit të Turqisë përbëhet nga afaristë të shumtë turq të cilët do të jenë pjesë e forumit të punës mes afaristëve turq dhe serb.