Michael Gabriel Hernandez
24 Shtator 2021•Përditësim: 24 Shtator 2021
Policia në Tennessee të SHBA-së ka njoftuar për të shtëna me armë në një supermarket në periferi të Memphis, transmeton Anadolu Agency (AA).
Thuhet se më shumë se 10 persona janë plagosur.
Departamenti i Policisë në Memphis njoftoi të enjten pasdite se po ndihmonte policinë lokale në vendin e të shtënave që ndodhi në supermarketin Kroger në Collierville, rreth 30 milje në lindje të Memphis.
Pamjet televizive lokale tregojnë ambulanca dhe ekipet e policisë në parkingun e supermarketit.