Hasan Tosun,Ayhan Şimşek
30 tetor 2015•Përditësim: 30 tetor 2015
VJENË (AA) - Ka filluar sot në Vjenë takimi i Ministrave të Jashtëm të 17 vendeve që mbështesin regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe atyre që nuk e mbështesin dhe të Përfaqësuesës së lartë të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, me qëllim të zgjidhjes së krizës në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takim marrin pjesë zyrtarët shtetëror të SHBA-së, Rusisë, Gjermanisë, Jordanisë, Egjiptit, Britanisë, Turqisë, Francës, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Irakut, Libanit, Kinës, Italisë, Omanit, Arabisë Saudite dhe Iranit.
Përveç ministrave në takim marrin pjesë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.
Kjo është hera e parë që Irani ju bashkua takimit ndërkombëtar qëllimi i të cilit është zgjidhja e krizës në Siri.
Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, vuri në dukje se do të nevojiten disa takime në mënyerë që të vërehet progresi i caktuar, ndërkohë që homologu i tij gjerman, Franl Walter Steinmeier ka thënë se takimi në Vjenë mund të jetë hapi i parë për zgjidhjen e krizës siriane nëse të gjitha vende japin kontributin e tyre dhe nëse do të jenë të vendosur për gjetjen e zgjidhjes.
"Sot jemi ende larg zgjidhjes, por hapi i parë është i rëndësishëm", theksoi Steinmeier.
Në Paris më parë janë takuar Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministrër e Jashtëm të Turqisë, Feridun Sinirlioglu, i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier, Britanisë së Madhe Philip Hammond, EBA-së Sheik Avdullah bih Zayed al-Nahyan, Katarit Khaleed al-Atiyye, Jordanit Nasser Judeh dhe të Arabisë Saudite, Adel el-Jubeir.