Qays Abu Samra,Mehmet Nuri Uçar
28 Shkurt 2017•Përditësim: 28 Shkurt 2017
RAMALLAH (AA) – Qeveria palestineze ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve lokale në Bregun Perëndimor, ndërsa zgjedhjet në Rripin e Gazës janë prolonguar në një njoftim të mëtejshëm për shkak të kundërshtimit të Hamas-it, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA lajmëroi se në seancën e sotme të Qeverisë palestineze në Ramallah është marrë vendim për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 13 maj në Bregun Perëndimor, por edhe për prolongimin e zgjedhjeve lokale në Gazë derisa nuk krijohen kushte për mbajtjen e tyre.
Lëvizja palestineze Hamas, e cila është në pushtet në Gazë, më herët njoftoi se nuk do të organizojë kurrfarë procesesh zgjedhore në këtë rajon derisa nuk arrihet marrëveshje mes grupeve palestineze.
Zgjedhjet e fundit në Palestinë në të cilat morën pjesë edhe Hamasi edhe Fatahu u mbajtën në vitin 2006.
Hamasi që atëherë kontrollon pushtetin në Gaza, ndërsa zgjedhjet lokale në Bregun Perëndimor pa pjesëmarrjen e Hamasit janë mbajtur në vitin 2012.