Senita Şeherçehayiç
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
SARAJEVË (AA) – Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Bosnjë e Hercegovinës (BeH) sot vendosi që zgjedhjet lokale në BeH të mbahen më 2 tetor të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi i KQZ-së të BeH-së për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale është marrë në pajtim me dispozitat e Ligjit zgjedhor të BeH-së, dhe sipas tij, zgjedhjet lokale do të mbahen të dielën, më 2 tetor të vitit 2016, konfirmuan nga KQZ për AA.
Të gjithë kandidatët eventual, sipas kushteve tjera të përcaktuara me ligj, doemos duhet që deri në ditën e shpalljes së zgjedhjeve të kenë paraqitur vendqëndrim dhe njësinë zgjedhore në të cilën dëshirojnë të kandidohen, porositën nga KQZ-ja e BeH-së.
Më herët është njoftuar se zgjedhjet lokale në BeH do të kushtojnë rreth tetë milionë marka konvertibile, për çka mjetet do t’i sigurojnë shteti dhe komunat.