Adis Karaca
17 Shkurt 2016•Përditësim: 17 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) - Kryetari i Aleancës për të Ardhme më të Mirë (SBB) të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) dhe deputeti i Asamblesë Parlamentare të BeH-së Fahrudin Radonçiç, u lirua nga paraburgimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata ka urdhëruar masën e arrestit shtëpiak dhe masën ndaluese për Radonçiç, kurse prokuroria e shtetit nuk do ta apelojë këtë vendim.
Gjykata ka konfirmuar aktakuzën më parë në rastin kundër Fahrudin Radonçiç dhe të tjerëve. Aktakuza është konfirmuar në tërësi, në lidhje me të gjithë të pandehurit dhe të gjitha pikat e akuzës.
Prokuroria e BeH-së më 5 shkurt kishte ngritur aktakuzë kundër Fahrudin Radonçiç, Bakir Dautbashiç, Bilsen Shahman dhe Zijad Haxhijahiç.
Fahrudin Radonçiç, kryetar i Aleancës për të Ardhme më të Mirë (SBB) dhe deputet në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës, u arrestua më 25 janar dhe iu caktua masa e paraburgimit 30-ditorë.