Fuat Kabakçı
11 Janar 2017•Përditësim: 12 Janar 2017
PEKIN (AA) - Presidenti kinez, Xi Jinping, me pjesëmarrjen e tij në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2017 që do të mbahet javën e ardhshme, do të jetë presidenti i parë i Kinës që merr pjesë në këtë forum, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, ka njoftuar se Xi Jinping me 15-18 janar do të kryejë një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai më 17 janar do të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2017 që do të mbahet në Davos.
Xi Jinping pritet të flasë rreth ndërtimit të besimit në ekonominë e Kinës.