İlhan Toprak
21 Janar 2016•Përditësim: 21 Janar 2016
DAVOS (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, në kuadër të takimeve në Londër dhe Davos ka diskutuar mbi projektet e investimeve me vlerë mbi 3 miliardë dollarë me krerët e bordeve drejtuese dhe CEO të kompanive ndërkombëtare të cilat kanë në treg një vlerë mbi 4 trilionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 1 nëntor 2015 interesi për Turqinë i kompanive investitore të drejtpërdrejta është reflektuar edhe në takimet jashtë vendit të kryeministrit Davutoğlu. Shumë kompani investitore me qendër në Azi si në Japoni, Kinë dhe Malajzi, gjithashtu edhe nga SHBA-ja dhe BE-ja janë radhitur për tu takuar me Kryeministrin Davutoğlu.
Kryeministri Davutoğlu pas takimeve në Londër ka mbërritur në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror ku dhe është takuar me 4 krerët e bordeve drejtuese dhe CEO të kompanive ndërkombëtare të cilat kanë në treg një vlerë mbi 3 trilionë dollarë. Në këto takime janë diskutuar me rëndësi investimet në sektorin financiar, infrastrukturës, logjistikës dhe të industrisë të cilat kapin vlerën mbi 3 miliardë dollarë.
Burimet nga Kryeministria e Turqisë kanë bërë të ditur se duke patur parasysh intensitetin e kërkesave të takimeve theksohet se këto takime me investitorët do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.
- Plani i veprimit ka tërhequr vëmendjen e investitorëve-
Ndër të tjera mësohet se edhe "Përmirësimi i ambientit të investimeve" i paraqitur në Planin e veprimit për vitin 2016 të qeverisë së 64-të ka qenë një tjetër çështje që ka tërhequr vëmendjen e kompanive ndërkombëtare. Gjithashtu bëhet e ditur se Davutoğlu në takimet me investitorët ka diskutuar kryesisht çështjet për “Promovimin e kompanive në tregun e kapitaleve" në nenin 80 të planit të veprimit si dhe "Projektet e partneritetit publik-privat" i cili ndodhet në nenin 142. Gjithashtu edhe në “Tërheqjen e drejtpërdrejtë të kapitalit ndërkombëtarë në Turqi” parashikuar në nenin 71 të këtij plani.
- Interes i lartë për takimin “Nightcap”-
Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, gjithashtu do të marrë pjesë edhe në takimin “Nightcap” "Takimi i Natës" ashtu siç kanë vepruar në të kaluarën edhe krerët e shteteve si Barack Obama dhe Bill Clinton. Ndërsa theksohet se në aktivitetin e bankierit saudit Khalid Abdallah-Janahi dhe biznesmenit Mehmet Çelebi, moderatore do të jetë Christiane Amanpour intervistuesja e CNN International.
Në takimin e darkës nga 150 investitorë, akademikë, politikanë dhe zyrtarë të cilët kanë aplikuar do të marrin pjesë vetëm 100 prej tyre ku krahas emrave të njohur si ish-kryeministri suedez Carl Bildt, ish-kryeministri australian Kevin Rudd dhe kryebashkiakes së