Dilara Zengin
03 Mars 2019•Përditësim: 04 Mars 2019
DILARA ZENGIN
Ekspedita Kombëtare Shkencore e Turqisë në Antarktidë e cila këtë vit organizohet për herë të tretë, për herë të parë u bë nikoqir i projekteve kërkimore nga Kili, Bullgaria, Çekia dhe Ukraina.
Në ekspeditën e zhvilluar në kujdesin e Presidencës turke dhe nën përgjegjësinë e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë, bëhen punime edhe të projekteve shkencore të 4 shteteve të ndryshme.
Gjashtë shkencëtarë të cilët për herë të parë marrin pjesë në ekspeditë, zhvilluan aktivitete në "kontinentin e bardhë" së bashku me ekipin turk për projekte kërkimore shkencore të Kilit, Bullgarisë, Çekisë dhe Ukrainës.
- "Duke iu referuar rëndësisë së ekspeditës së 3-të dëshiruam të bëhemi nikoqirë"
Doç. Dr. Burcu Özsoy, liderja e Ekspeditës së 3-të Kombëtare Shkencore të Turqisë në Antarktidë, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se shkencëtarët turq që nga viti 1967 kanë zhvilluar punime në bazat e shteteve të ndryshme.
Ajo tregoi se shkencëtarët turq deri më sot kanë zhvilluar aktivitetet e tyre në bazat kërkimore të vendeve si Bullgaria, Belgjika, Kili, Çekia dhe Koreja.
"Edhe ne duke iu referuar rëndësisë së ekspeditës sonë të 3-të dëshiruam të bëhemi nikoqirë të punimeve të pjesëmarrësve të huaj. Është e rëndësishme që edhe në ekspeditat e radhës shkencëtarët e vendeve tjera të jenë me ne për të kaluar në statusin e 'vendit këshillues' në Sistemin e Marrëveshjeve të Antarktidës, si bartjen e frymës së kërkimit dhe unitetit të Antarktidës", u shpreh Özsoy.
- "Në Antarktidë mund të punojmë me gjeologë turq"
Në ekspeditën e zhvilluar nën koordinim e Qendrës Kërkimore Polare të Universitetit Teknik të Stambollit (PolReC), merr pjesë edhe koordinatori i Projekteve të Shkencës dhe Arsimit të Qendrës së Kërkimeve Kombëtare Polare të Bullgarisë, gjeologu Stefan Velev, i cili tha se kjo është hera e katërt që gjendet në Antarktidë.
Ai duke treguar se është specializuar mbi shkëmbinjtë vullkanikë, shpjegoi se Ishulli Horseshoe përbëhet nga shkëmbinjtë magmatikë të cilët më parë nuk janë ekzaminuar. "Do të mundohem të krijoj karta gjeologjike duke marrë mostra nga rajone të ndryshme të Ishullit Horseshoe", tha ai.
Velev ndër të tjerat theksoi mbi rëndësinë e ndarjes së projekteve të bashkëpunimit, miqësisë dhe përvojave për të ardhmen e hulumtimeve shkencore në Antarktidë.
"Me Turqinë në aspektin gjeografik jemi fqinjë. Prandaj, pse mos të jetë e vërtetë edhe në Antarktidë? Me shkencëtarët turq mund të bëjmë punime rajonale gjeologjike në ishujt Livingston dhe Horseshoe ku gjendet e edhe baza bullgare në Antarktidë", u shpreh Velev.
- Do të hulumtojë algat tokësore në Ishullin Horseshoe
Barbora Chattova, pjesëmarrëse në ekspeditë nga Çekia, tregoi se punon në sferën e botanikës dhe se hulumton algat tokësore.
Chattova duke theksuar se kjo është hera e tretë që viziton Antarktidën, tha se në vizitat e mëparshme ka zhvilluar punime në bazën shkencore të Çekisë në ishullin James Ross.
%2F20190303_2_35228191_42216806.jpg)
"Mbi algat tokësore në ishullin Horseshoe dhe ishujt përreth ende nuk janë zhvilluar punime. Prandaj mora pjesë në ekspeditën turke në Antarktidë. Mostrat që i mblodha do t'i marrë në Çeki për t'i analizuar", tha ajo.
- Hulumtojnë akullnajat e Antarktidës
Shelly Anne MacDonell, liderja e projektit të Kilit, tregoi se në ekspeditën e tretë turke marrin pjesë me një ekip prej 4 personash.
Ajo theksoi se në kontinent zhvillojnë punime mbi fushat e akullnajave.
MacDonell duke tërhequr vëmendjen se akullnajat e Antarktidës janë duke u shkrirë me një shpejtësi më të madhe se në të kaluarën, theksoi se do të zhvillojnë punime për të hulumtuar këtë.
Ajo gjithashtu theksoi se bëhet bashkëpunim logjistik mes Turqisë dhe Kilit.