Emel Öz Gözellik
03 Mars 2019•Përditësim: 04 Mars 2019
Kapsula e cila bart personel, Crew Dragon, e prodhuesit amerikan të anijeve dhe raketave kozmike SpaceX, të cilin e ka zhvilluar për Agjencinë Amerikane të Aviacionit dhe Hapësirës (NASA) ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga NASA, njoftohet se kapsula Dragon e lançuar dje me 9 raketa Falcon prodhim i SpaceX nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida të SHBA-ve, ka arritur në ISS.
Crew Dragon e cila synon të bartë astronautë në hapësirë do të qëndrojë 6 ditë.
Në rast se testi përfundon me sukses, kapsula në muajin korrik me anë të fluturimit testues me njerëz, 2 astronautë të NASA-s do t'i bartë në ISS.
- NASA që nga viti 2011 nuk mund të bëjë fluturime me njerëz
NASA pasi që përfundoi programet e saj të anijeve hapësinore me burimet publike Discovery, Endeavour dhe Atlantis në vitin 2011, nuk realizonte fluturim me njerëz në hapësirë.
Në ISS, projekt i përbashkët i NASA-s, Agjencisë Federale Ruse të Hapësirës, Agjencisë Japoneze të Hapësirës, Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Agjencisë Kanadeze të Hapësirës, kryejnë punime 6 ekuipazhe nga vende të ndryshme me rotacion.