Emre Aytekin
14 Prill 2019•Përditësim: 15 Prill 2019
Problemi me qasjen në faqen e rrjetit social Facebook si dhe aplikacionet të kësaj kompanie, Instagram dhe WhatsApp që nga orët e mëngjesit, ka përfunduar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të dhënë nga faqja "downdetector.com" e cila zbulon ndërprerjet në qasjet në të gjithë botën, ndërprerja e qasjes në Facebook, Instagram dhe WhatsApp e cila filloi nga orët e herët të mëngjesit ka përfunduar me orën 16.00.
Nga ndërprerja janë ndikuar verilindja e SHBA-ve, Evropa dhe Filipinet. Nuk dihet se çka është problemi me qasjen.
Facebook, Instagram dhe WhatsApp edhe muajin e kaluar kishte ndërprerje në qasje prej rreth 4 orësh. Kompania kishte bërë të ditur se kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimit në konfigurimet e serverit të kompanisë.
Facebook, i cili në vitin 2012 e bleu Instagramin, ndërsa në vitin 2014 WhatsApp-in, në mbarë botë ka 1 miliard e 520 milionë përdorues aktiv.